Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Moti i keq dëmtoi rrjetin elektrik në Tiranë

Për rreth 1 orë, disa zona të caktuara në Tiranë kanë qenë në errësirë. Shkak ka qenë dalja jashtë funksionit e dy nënstacioneve të OST në Selitë dhe Kashar, si pasojë e motit të keq me shira të dendura.

Referuar burimeve zyrtare nga OSHEE, energjia elektrike u ndërpre në zonat: Kashar, Selitë, Komuna e Parisit, pjesa e autostradës Tiranë – Vorë, Lapraka, Yzberishti, Unaza e Madhe, etj. Pas ndërhyrjeve nga ana e punonjësve të OST  u rikthye energjia elektrike.

Si pasojë e kushteve atmosferike  dhe mbitensionit u stakuan dje në orën 20:26 dy linjat 110 kV të OST-së, të cilat furnizonin n/stacionet Kashar dhe Selitë.

Kjo solli stakim të energjisë elektrike në disa zona si: Kashar, Selitë, Komuna e Parisit, pjesa e autostradës Tiranë – Vorë, Lapraka, Yzberishti, Unaza e Madhe, etj. Nga ana e OST u morën masat duke rikthyer energjinë në orën 20:38.  Në Selitë, deri në orën 20:45 u rikthye energjia elektrike ne 82% te konsumatorëve.

Në orën 20:53 mori tension edhe pjesa tjetër e abonentëve.  Nga ky moment të dy NST Selitë dhe Kashar janë në regjim normal pune si nga ana 110 kV ashtu dhe nga pjesa 20 kV”, njoftoi OSHEE.

Shqiptarja.com  30.01.2020