Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazsjellësi IAP, në tetor fillon menaxhimi i projektit

Takimi i ardhshëm i Njësisë për Menaxhimin e Projekteve (PMU) për Tubacionin Adriatik Jon (IAP) do të mbahet në tetor 2018. Sipas burimeve të mediave azere, në këtë takim do të formulohet zbatimi i fazës së parë të projektit.

IAP është tubacioni i dytë i gazit, përveç IGB (Ndërlidhësi Greqi-Bullgari), i cili del jashtë rrugës kryesore të SGC, korridorit jugor të gazit azer.

Sipas raportimit, Baku vendosi se nuk do të kufizohet me vetëm gazin e Shah Denizit dhe me vetëm Greqinë dhe Italinë si pikat e fundit të destinacionit.

Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi do të ngrenë kompaninë e përbashkët me ndihmën teknike të SOCAR Balkan, bëri të ditur drejtori i SOCAR Balkan, Murad Heydarov.
Tubacioni Jon-Adriatik (IAP) është planifikuar të transportojë gaz natyror nga Fieri, nëpërmjet Malit të Zi dhe Bosnjës, në Split në Kroaci. Tubacioni 516 km do të jetë i dyanshëm dhe kapaciteti i tij vjetor mendohet të jetë 5 miliardë metra kub.

Sakaq, bëhet e ditur se Kroacia pret të marrë rreth 2.5 miliardë metra kub gaz në vit nëpërmjet tubacionit Jon-Adriatik (IAP), njoftoi Ministria e Mjedisit dhe e Energjisë e Kroacisë për median azere Trend.

Në Fier, IAP do të lidhej me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), një projekt në ndërtim e sipër nga një konsorcium që përfshin SOCAR. TAP do të transportojë gaz natyror nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan në Evropë.
Shqipëria, Bosnja, Kroacia dhe Mali i Zi nënshkruan në gusht 2016 një memorandum mirëkuptimi me SOCAR mbi projektin IAP.

IAP është një tubacion i propozuar i gazit natyror në Evropën Juglindore (EJL) që do të shtrihet nga Shqipëria përmes Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës, në Split në Kroaci. Ajo do të lidhet me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP). Kapaciteti i gazsjellësit do të arrijë në pesë miliardë metra kub gaz në vit.

Revista Monitor,  26.09.2018