Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP rikonstrukton një tjetër shkollë

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka përfunduar një tjetër investim si pjesë të iniciativës për Investime Sociale dhe Mjedisore për të mbështetur përmirësimin e infrastrukturës shkollore përgjatë gjurmës së tubacionin në Shqipëri.

Më shumë se 150 nxënës të shkollës ‘3 Dëshmorët’ në Urën- Vajgurore nisën vitin e ri shkollor 2018-2019 në një mjedis me kushte më të mira për mësim. Krahas rindërtimit të godinës dykatëshe me fasadë termale, u ndërtua gjithashtu një park i gjelbër dhe hapësira sportive.

Po ashtu, duke synuar zbatimin e standardeve të reja të sigurisë, TAP instaloi edhe një sistem zjarrfikës dhe shkallë emergjente në këtë shkollë.

Punimet për rikonsturksionin e shkollës filluan në prill të këtij viti dhe përfunduan në kohë në nisjen e vitit të ri shkollor. Deri më sot, TAP ka përfunduar rikonstruksione të plota ose të pjesshme në katër shkolla përgjatë rrugës së projektit.

Përveç kësaj, tre shkolla të tjera dhe tre kopshte janë duke u rindërtuar dhe punimet do të përfundojnë brenda vitit 2018. Investimi i TAP-it në rinovimin e shkollave dhe kopshteve në Shqipëri arrin rreth 2 milionë euro.

Scan Tv,  19.09.2018