Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS: Jemi të vendosur për të përmirësuar kushtet e punëtorëve

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS) ka reaguar lidhur me protestën që po mbahet nga ana e punëtorëve të kësaj kompanie për pakënaqësitë për pagat dhe kushtet e tyre.

KEDS tregon se të gjitha veprimet që lidhen me përfitimet e punëtorëve i merr në koordinim me sindikatat dhe se çdo arsyetim për shpenzim duhet të jenë të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike.

“Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të përmirësojmë kushtet dhe beneficionet e punëtorëve tanë dhe e këtë synojmë ta arrijmë në një bashkëpunim të ngushtë me sindikatat dhe entitete të tjera. Siç kemi bërë deri tani, veprimet tona që kanë të bëjnë me punëtorët dhe beneficionet e tyre ne i ndërmarrim në koordinim me sindikatat por të njëjtën kohë dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se ne jemi kompani që vepron nën rregullativa të ZRRE dhe për këtë arsye çdo shpenzim, përfshirë edhe shpenzimet e beneficioneve të punëtorëve, duhet të jenë të aprovuara nga rregullatori, siç ne kemi kërkuar për vite me radhë”, thuhet në reagimin e KEDS-it, përcjell Telegrafi.

Kompania thotë se e respekton të drejtën e punëtorëve për të protestuar.

“Ne e respektojmë të drejtën e punëtorëve për të protestuar dhe shpresojmë në koordinim sa më të mirë me organizatorin për të siguruar që operacionet tona të mos ndërpriten për më tepër duke pasur parasysh që ne jemi kompani që ofron shërbime për të gjithë konsumatorët. Që nga fillimi i operimit tonë në Kosovë, ne kemi punuar në bashkëpunim të ngushtë me sindikatat për të përmirësua kushtet e punës se punëtorëve tanë në çdo fushë, si në beneficione, ashtu edhe në sigurinë në vendin e punës”, vijon reagimi.

Në fund, KEDS thotë se “ne sigurojmë që do të vazhdojmë bashkëpunimin me sindikata në përpjekjet tona në përmirësimin e operacioneve tona, përfshirë edhe kushtet dhe mirëqenien e punëtoreve, me objektivin e qartë për të ofruar shërbim sa më të mirë për konsumatorët”.

Telegrafi,  12.09.2018