Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kastriot Ismailaj kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë

U dënua me 11 vite burg nga Gjykata Penale e Tiranës lënë fuqi më pas edhe nga apeli, ish administrator i kompanisë DIA e cila do të mblidhte borxhet në publik të energjisë elektrike për llogari të kompanisë CEZ, kërkon pafajsi.

Kërkesa e Ismailajt është depozituar në Gjykatën e Lartë më 12 korrik 2018 dhe ndodhet në pritje të datës se kur Kolegji Penal do të vendosë për shqyrtimin e saj.

Relator i kësaj kërkesë është përzgjedhur gjyqtari Edmond Islamaj i cili kaloi me sukses procesin e Vettingut por ishte komisioneri publik që e ankimoi dhe kërkon shkarkimin e tij. Aktualisht Gjykata e Lartë ndodhet në pamundësi të formimit të trupës gjykuese dhe kërkesa e Ismailajt do të mbetet në pritje si mijëra kërkesa të tjera deri në plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.

Shqiptarja.com  10.09.2018