Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazsjellësi Greqi-Bullgari nis ndërtimin brenda këtij viti

Interkonjektori Greqi-Bullgari (IGB) që do të mundësojë transportin e gazit azerbajxhanas në Bullgari do të nisë ndërtimin brenda vitit 2018. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja bullgare e Energjisë, Temeuzhuka Petkova, e cila e ka cilësuar projektin me rëndësi strategjike jo vetëm për Bullgarinë, por edhe për Europën Juglindore e Qendrore.

 “Është bërë progres i madh falë angazhimit politik të qeverisë së Greqisë dhe Bullgarisë, si dhe falë Komisionit Europian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Petkova, duke shtuar se burimet e financimit për projektin tashmë janë përcaktuar.

Sipas saj, investimi ka përfituar një grant prej 45 milion euro nga Programi Europian i Energjisë dhe Rimëkëmbjes (EEPR) dhe rreth 39 milionë euro nga Fondet Strukturore dhe Investuese Europiane për Bullgarinë.

“Aktualisht, kompania e projektit po punon dhe ne presim që këto aktivitete të përfundojnë me sukses në gjysmën e dytë të vitit. Plani është që ndërtimi i tij të nisë brenda këtij viti dhe të përfundojë në vitin 2020”, shtoi më tej ajo.

Gazsjellësi IGB pritet të lidhet me gazsjellësin TAP përmes të cilit kalon gazi nga fusha e Shah Deniz për t’u shpërndarë në tregjet europiane. Kapaciteti fillestar i IGB është parashikuar të jetë 5 miliardë metra kub gaz.

Scan tv,  10.09.2018