Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Turqi-Greqi, Priten tensione prej kërkimit të hidrokarbureve

Flota detare ushtarake e Turqisë ka deklaruar se anija Oruc Reis do të ndërmarrë një sondazh sizmik në një zonë të konfliktit në lindje të Mesdheut në 2 javët e ardhshme, ç’ka mund të rrisë tensionet me Greqinë fqinje. Dy aleatët e NATO-s ndodhen në konflikt mbi pretendimet e burimeve të hidrokarbureve në zonë. Një deklaratë e ngjashme muajin e kaluar nxiti një debat që u qetësua pas ndërhyrjes së kancelares gjermane Angela Merkel, që i kërkoi Turqisë të ndalojë operacionet.

Megjithatë, presidenti Erdogan tha se Turqia ka rinisur punën e kërkimit të energjisë në rajon, ndërkohë që Greqia nuk ka mbajtur premtimin mbi çështjen. Ministri i Shtetit, George Gerapetritis, tha për televizionin shtetëror grek se Athina ndodhet në gatishmëri të plotë politike dhe operacionale.  Sipas tij, Greqia është gati për t’u angazhuar në dialog konstruktiv me Turqinë. Deklarata e zyrës së hetimit të marinës turke, mbulon një zonë të detit në Jug të Antalias dhe perëndim të Qipros dhe do të jetë në efekt më 10-23 Gusht. Anija ka arritur në vendndodhje ku do të operojë, sipas ministrisë së Energjisë në Turqi.

Sondazhet sizmike janë pjesë e punëve parapërgatitore për kërkime të mundshme të hidrokarbureve.  Turqia dhe Greqia ndodhen gjithashtu në konflikt mbi çështje si fluturimet mbi detin e Egjeut dhe Qipron. Lajmërimi i Erdogan mbi punimet e reja të kërkimit të naftës erdhën pasi Egjipti dhe Greqia nënshkruan një dakordësi javën e kaluar, që përcakton një zonë ekskluzive ekonomike mes 2 kombeve në lindje të Mesdheut.

Scan,  12.08.2020