Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kamionët elektrikë mund t’i kursejnë Europës 11 miliardë fuçi naftë

Transformimi i flotës së kamionëve të Bashkimit Europianë në mjete elektrike dhe me hidrogjen mund të reduktojë përdorimin e naftës me rreth 11 miliardë fuçi në vit në vitin 2050.

Me objektivat për reduktimin e ndotjes në mend, është e qartë se nuk mund të arrihet progres real pa bërë një tranzicion të gjelbër edhe në këtë segment automjetesh. Transporti i mallrave me kamionë zë 22% të emetimeve të automjeteve në Europë, pavarësisht se këto zënë vetëm 5% të automjeteve në total.

Në vitin 2015 numëroheshin rreth 6.2 milionë kamionë në rrugët e BE, ndërsa sipas Komisionit Europian, nëse mjetet e rënda nuk marrin masa menjëherë, emetimet do të rriten me 10% deri në vitin 2030.

Thjesht përdorimi i motorëve të naftës më eficientë mund të reduktojë emetimet me 30% për kilometër deri në fund të viteve 2020. Ama nëse flota fuqizohet tërësisht nga bateritë elektrike apo hidrogjeni, emetimet mund të reduktohen nga 800 ton dioksid karboni në 2015, në vetëm 102 ton në vitin 2050.

Në drejtim të ofrimit të alternativave për këto mjete po punojnë tashmë shumë prodhues. Tesla prezantoi në nëntor kamionin e saj të parë elektrik, i cili tërheq një peshë maksimale prej 40 tonë.

Në një skenar ku BE shton motorët me naftë me eficiencë më të lartë dhe zëvendëson gradualisht flotën me mjete elektrike, sasia e naftës që do të kursehej do të ishte rreth 1 miliard fuçi deri në vitin 2030. Kjo sasi do të rritej në 11 miliardë fuçi deri në vitin 2050, nëse të gjithë kamionët do të kenë emetime zero.

Por pavarësisht përfitimeve, industria nuk është e gatshme të transformojë tërësisht flotën e saj. Sipas raporteve paraprake, një gjë e tillë do të kushtonte rreth 140 miliardë euro investime në infrastrukturën e re të energjisë.

Scan TV,  07.09.2018