Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MIE shpall fituesit për lejet minerare

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kompanitë fituese të lejeve minerare për disa prej zonave të garës së muajit Prill. Bëhet fjalë për 6 zona me garë të suksesshme në veprimtarinë e shfrytëzimit, si dhe 3 zona të cilat do të jepen për kërkim-zbulimin e mineralit të kromit.

Vlera totale e investimit për këto 9 leje minerare arrin në rreth 119 milionë lekë, ndërkohë që sasia vjetore e prodhimit të kromit në vend pritet të rritet me 8600 ton në vit sipas parashikimeve të ofertave të kompanive.

Lejet minerare përfshijnë edhe dy zona minerare në Qaf Shtamë në qarkun e Dibrës dhe në Leskovik në qarkun e Korçës për prodhimin e mineralit gëlqeror të mermerizuar. Prodhimi i parashikuar vjetor për të dy këto zona minerare arrin në 2 mijë ton në vit, pas një investimi prej 58 milionë lekësh.

Ndërkohë, MIE ka njoftuar edhe përfundimin pa fitues për garën e zonës minerare nr. 289, për shkak se oferta e vetme e paraqitur është skualifikuar.

Më poshtë, SCAN ka përpunuar edhe një tabelë me të dhënat për lejet minerare të suksesshme.

Fituesi Zona Minerare Minerali Vlera e investimit Prodhimi %
Zentol 198 (Okshtum,Dibër) krom 5.600.000 Kërkim-zbulim 67%
Isfat-07 261 (Trull Surroj, Kukës) krom 8.400.000 1000 ton/vit 28%
Babasi Coo 272/2 (Qaf Shtama, Dibër) Gëlqeror i mermerizuar 28.000.000 1000 ton/vit 56%
Budini Company 276/5 (Cerujë, Dibër) krom 8.400.000 5000 ton/vit 76%
Hazisllari 322 (Leskovik, Korçë) Gëlqeror i mermerizuar 30.000.000 1000 ton/vit 13.3%
Koka 345/1 (Zalli i Lucianës, Dibër) krom 12.000.000 1500 ton/vit 41%
Tadri 519 (Maja e Brajkut, Tropojë) krom 15.000.000 1100 ton/vit 33%
Arkev 532 (Fushë Kishë, Dibër) krom 4.610.000 Kërkim-zbulim 65%
Vëllazëria 659/1 (Qafë Kam, Kukës) krom 6.750.000 Kërkim-zbulim 71%

 

Scan Tv,  03.09.2018