Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Metalet e rënda në lëndët djegëse rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Grimcat e metaleve të rënda nga emetimet industriale, cigaret elektronike dhe të korrat e trajtuara me pleh do të rrisin mundësitë e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, kjo, sipas hulumtimeve të reja.

Plumbi, bakri, kadmiumi dhe arseniku janë të njohura për të qenë helmuese ose kancerogjene në nivele të larta , te cilat dëmtojnë shëndetin kardiovaskular në doza shume të vogla, zbuloi studimi i publikuar në British Medical Journal.

Ndërsa ndotja toksike e metaleve mbetet një shqetësim i madh në vendet në zhvillim, si në Britaninë e Madhe, Evropë dhe SHBA duke paraqitur një rrezik për njerëzimin, u shpreh Dr Rajiv Chowdhury nga Universiteti i Kembrixhit.

Ekipi i tij ka rishikuar 37 studime që përfshijnë pothuajse 350,000 pjesëmarrës, duke shikuar ekspozimin e metaleve dhe sëmundjet koronare të zemrës, goditjen dhe sëmundjen e përbërë kardiovaskulare. Megjithëse rrezikshmëria po parandalohet tej karburantet dhe boja e plumbit, në termocentrale dhe mbeturinat industriale po shtohet rreziku i ndotjes ne nivele shqetësuese si tokës dhe rrugëve ujore.

Përveç kësaj, gërryerja e materialeve hidraulike të cilat përmbajnë plumbin mund të penetroje doza plumb tek uji i pijshëm”. Në Flint, Michigan, mijëra banorë kanë qenë të ekspozuar ndaj niveleve të plumbit helmues në ujin e tyre për vite me radhë dhe kjo ka qenë e lidhur me vdekjet e fetusit si dhe humbjen e flokëve, skuqjen dhe rreziqet e tjera.

Gjetjet janë veçanërisht të rëndësishme në vendet në zhvillim si Bangladeshi dhe India dhe ku filtrat e ujit dhe iniciativat edukative për larjen e orizit dhe produkteve të tjera kane arritur te minimizojnë ekspozimin. Hulumtuesit e pavarur gjithashtu shkruajnë në BMJ se qeveritë duhet të bëjnë më shumë për të monitoruar dhe adresuar burimet kryesore dhe ato në zhvillim të ekspozimit të metaleve të rënda.

“Prodhimet e reja të duhanit si cigaret elektronike rrisin gjithashtu ekspozimin e metaleve,” u shpreh Dr Maria Tellez-Plaza nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Madrid. “Meqenëse metalet janë të lidhura me sëmundje kardiovaskulare edhe në nivele relativisht të ulëta të ekspozimit, strategjitë e gjerë të popullsisë për të minimizuar ekspozimin mund të kontribuojnë më tej në përpjekjet e përgjithshme për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare”.

Scan Tv,  03.09.2018