Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni, nga nëntori fillon blerja e energjisë në treg

Familjet dhe bizneset, nëse duan të blejnë energji elektrike në tregun e liberalizuar nga 1 janari, do të duhet në nëntor të nënshkruajnë marrëveshje me ndonjë kompani furnizuese. 23 kompani kanë licenca për furnizim me energji elektrike, nga të cilat tetë janë aktive. Qytetarët dhe kompanitë që nuk duan të dalin nga tregu i lirë do të mbeten me furnizuesin universal.

Procedura për transferimin e qytetarëve dhe kompanive tek furnizuesi i përzgjedhur do të zgjasë njëzet ditë. Nëse dëshirojnë të kthehen tek kompania furnizuese universale, të cilën do ta zgjedhë Komisioni Rregullator në tender, kjo nuk do të paguhet. Nga KRE thonë se në vitin e parë do të ishte i kënaqur nëse do të ketë deri në 1000 familje në tregun e lirë. Rregullorja e re parashikon mbrojtje për kategoritë e prekura nëse ata kanë borxh ndaj furnizuesit.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë se ende zyrtarisht nuk e kanë marrë një kërkesë të tillë nga rregullatori. Ka disa kategori qytetarësh që jetojnë në rrezik social dhe të dhënat e tyre do të jenë në dispozicion të institucioneve për të zbatuar këtë masë, theksojnë nga Ministria. Komisioni Rregullator parashikon edhe mbrojtjen e familjeve që jetojnë në zonat rurale, pasi ata marrin energji elektrike me cilësi të dobët dhe banorët janë pak të informuar. Që të përmirësohen të drejtat e konsumatorëve, rregullatorët vendosën që në kontrata të mos ketë detyrime të shkruara në shkronja të vogla që vështirë vërehen gjatë nënshkrimit. Nga KRE do ta zvogëlojnë tarifën për lidhje të reja me sistemin energjetik, i cili kushton deri në 500 euro. Reduktimi sipas rregullatorit të parë do të ishte rreth 10 për qind.

Alsat,  30.08.2018