Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Jepen dy leje minerare për gurin gëlqeror

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar dhënien e 2 lejeve minerare për nxjerrjen dhe përpunimin e gurit gëlqeror, ndërkohë që vlera e parashikuar  investimit arrin në 58 milion lekë. Referuar formularit të fituesit, publikuar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik të dyja lejet do të operojnë në zonat minerare të Kaninës, në Qarkun e Vlorës.

Leja e parë i është dhënë shoqërisë “Beauty of Albania”, e cila pritet të investojë 33 milion lekë. Prodhimi që mendohet të realizohet në këtë zonë minerare është 12 mijë m3 në vit, ndërkohë që e njëjta sasi do të përpunohet. Sipas kushteve të projektit të shpallur fitues, vlera e produkteve minerare përllogaritet në rreth 4.63 miliard lekë.

Leja e dytë është dhënë për shoqërinë ‘Vamel”, e cila pritet të investojë 25 milion lekë. Prodhimi që mendohet të realizohet dhe përpunohet në këtë zonë minerare është 11 mijë m3 në vit, ndërsa vlera e produkteve minerare arrin në rreth 4.3 mld lekë.

Gara për këto 2 zona minerare u shpall në muajin prill të këtij viti, ndërkohë që kompanitë e shpallura fituese do të duhet të paraqiten pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të nënshkruar kontratën.

Scan Tv,  31.07.2018