Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazsjellësi IAP do të kushtojë 120 milionë euro

Projekti për ndërtimin e gazsjellësit Jonian-Adriatik (IAP) mund të kushtojë rreth 120 milionë euro. Shifra vjen nga Ministria e Ekonomisë e Malit të Zi, bazuar mbi analizat paraprake të projektit që lind si degë e TAP.

IAP kalon përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje Hercegovinës dhe Kroacisë, ku lidhet me pjesën tjetër të rrjetit europian të transmetimit të gazit.

Realizimi i tij do të varet ende në një numër të madh faktorësh, mbi të gjitha mundësinë e katër shteteve për të gjetur financimin e nevojshëm për ta ndërtuar.

“Analizat paraprake janë në vijimësi dhe do të zgjasin rreth dy vjet, pas të cilave, nëse katër shtetet ku kalon IAP do të gjejnë mbështetjen financiare nga institucionet ndërkombëtare, do të nisë edhe ndërtimi i tij. Bazuar në eksperiencë, realizimi i një projekti të tillë kompleks nuk mund të zgjasë më pak se tre vite”, treguan përfaqësues të ministrisë për mediat vendase.

Ministria malazeze shtoi se ka intensifikuar komunikimet me ministritë përkatëse në Shqipëri për të realizuar zbatimin e IAP. Rëndësia e projektit u nënvizua edhe në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive më herët gjatë muajit.

Projekti konsiderohet me rëndësi për Europën Juglindore, e cila nuk ka instalime të tilla gazi.

Scan Tv,  27.07.2018