Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Edhe OST jep OK për impiantin fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike (OST) është shprehur parimisht dakord me projektin e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për lidhjen me rrjetin e transmetimit të impiantit fotovoltaik lundrues në liqenin e Vaut të Dejës.

“Në vijim të punës për të bërë të mundur realizimin e projektit për ndertimin e një impianti fotovoltaik lundrues (floating) në liqenin e Vaut të Dejës, KESH sh.a informon se:

Shoqëria OST sh.a (Operatori i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike) me shkresën Nr.5065/1, datë 16.07.2018, shprehet parimisht dakord në lidhje me kërkesën e Shoqërisë KESH sh.a për Iidhjes me rrjetin e transmetimit të Impiantit lundrues fotovoltaik, me fuqi totale te instaluar prej 12.9 MWp” njofton KESH.

Scan Tv,  19.07.2018