Kompania më e madhe e derivateve në botë, Shell, në bashkëpunim me Kompaninë Al Petrol konfirmuan përsëri bashkëpunimin e tyre duke lansuar web-faqen online të Shell Kosova, të cilën mund ta gjeni nëwww.shell.com duke klikuar tek flamuri i Kosovës, ose përmes linkut direkt nëwww.kosovo.shell.com.

Tani të gjithë qytetarët e Kosovës, mund të informohen për të dhënat e fundit dhe pikat e shitjes të cilat do të vendosen shumë shpejtë.

Brendi botëror SHELL erdhi në Kosovë falë punës së madhe dhe angazhimit të palodhshëm të kompanisë më të madhe të derivateve në Kosovë.

Shell është shitësi më i madh i derivateve në botë dhe është prezent në pothuajse 80 shtete, me 30 milionë konsumatorë në ditë. Me ardhjen e brendit Shell në Kosovë, janë hequr dilemat e cilësisë së karburanteve.

Telegrafi,  06.07.2018