Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Hidrocentral në Korçë, mbërrin aplikimi në Ministri

Një tjetër aplikim është regjistruar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë  për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël.

Shoqëria “B.A.D” sh.p.k e cila ka si objekt të aktivitetit import-eksport, tregti të sistemeve të ngrohjes, ndërtime të veprave të artit ka shprehur interesin për ndërtimin e një vepre të tillë energjitike në qarkun e Korçës.

Nga të dhënat e projektit, “Mazreka”, hidrocentrali me kapacitet të ulët prodhues deri në 2MW është parashikuar të ndërtohet në pellgun ujëmbledhës të lumit të Becit. Sa i takon kostos totale të projektit, ende nuk bëhet e ditur se sa do të jetë vlera e tij.

Ndërkohë, interesi i investitorëve në shfrytëzimin e pasurive hidrike vijon të mbetet e lartë, pasi vetëm në gjashtë muaj e parë të këtij vit janë regjistruar dhjetëra aplikime pran MIE për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në të gjithë vendin.

Scan Tv,  03.07.2018