Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri vazhdon takimet me zyrtarët e lartë amerikanë

Në kuadër të vizitës që po kryen në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri vazhdoi takimet me zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Trump.

Gjatë pritjes së organizuar në Departamentin e Shtetit për delegacionet e nivelit të lartë pjesëmarrës në Konferencën Botërore të Gazit, ministri Gjiknuri takoi Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo dhe Sekretarin për Energjinë Rick Perry. Gjatë këtyre takimeve u bisedua për projektet strategjike që lidhen me sigurinë energjetike evropianë dhe rolin që ka Shqipëria në këto procese. “Gjeta mbështetjen e zyrtarëve të lartë të administratës së Presidentit Trump për atë çka po bën Shqipëria në lidhje me ecurinë e Korridorit Jugor të Gazit, si vendi që ka kontribuar më shumë në ecurinë e këtij projekti madhor për Evropën dhe sigurinë energjetike globale”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Një tjetër takim, ministri Gjiknuri e realizoi me zëvendës nënsekretarin e shtetit për stabilizimin e konflikteve Peter Maroço. “Pata mundësinë të takohem me një tjetër mik të Shqipërisë me të cilin diskutuam mbi sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe rolin që luan Shqipëria si faktor stabiliteti në rajon. Një vëmendje e veçantë u tregua edhe për sigurinë energjetike dhe projektet e ndërlidhjes  energjetike si instrument i zhvillimit ekonomik. U vlerësua roli i qeverisë shqiptare për politikat e ndërmarra në rajon dhe si një faktor i rëndësishëm i stabilitetit”, theksoi ministri Gjiknuri.

energjia.al  27.06.2018