Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve në autostradë

Njoftim për shtyp i KEDS:

Dëshirojmë të njoftojmë opinionin e gjërë se edhe sot është dëmtuar kabllo gjatë punimeve në Magjistralen Prishtinë-Ferizaj, te Veterniku.

Kjo ka shkaktuar mungesë të furnizimit në atë pjesë të qytetit duke lënë shumë qytetarë dhe biznese pa rrymë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe para dy javesh gjë që është e papranueshme sepse po ndodh nga pakujdesia e kontraktorit.

KEDS ka ofruar gjithë bashkëpunimin e vet për për të evituar këso lloj prishjesh, por siç ka ndodhur edhe para dy javëve, justifikimi i kompanisë që po punon në ndërtimin e rrugës ka qenë se “nuk e ka ditur vendndodhjen e kabllove”.

Ne kemi njoftuar edhe organet e rendit rreth këtij rasti dhe shpresojmë që ata do të ndërmarrin hapat e nevojshëm të cilët i parasheh ligji për raste të tilla.

Ndërkohë ne ju kërkojmë ndjesë të gjithë konsumatorëve që janë afektuar nga kjo prishje por pa fajin tonë dhe sigurojmë që po e bëjmë të pamundurën për sanimin e kësaj prishjeje

energjia.al  14.06.2018