Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mbështetja për energjinë nga Dielli dhe era, miratohet procedura e përzgjedhjes

Qeveria ka miratuar gjatë mbledhjes së ditës së martë masat mbështetëse për nxitjen e përdorimit të energjisë elektrike nga burime e rinovueshme të diellit dhe erës.

Siç ishte deklaruar edhe më herët, masat do të përfshijnë garantimin e një kontrate për blerjen e energjisë së prodhuar, ku qeveria do të garantojë diferencën mes çmimit për KWh në kontratë dhe çmimit të shitjes në treg. Kjo kontratë do të ketë një afat maksimal prej 15 vjetësh.

Masat përfshijnë gjithashtu kalimin në administrim të shoqërisë, pasuritë e paluajtshme që nevojiten për realizimin dhe shfrytëzimin e projektit për të gjithë kohëzgjatjen e tij. Shteti garanton gjithashtu lidhjen dhe aksesin për përdorim të rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë së prodhuar.

Përzgjedhja e projekteve që do të përfitojnë nga masat e mësipërme do të bëhet përmes një procesi konkurrues të shpallur nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë. Konkursi do të mbështetet mbi të dhënat e projektit, si kapaciteti i instaluar, lloji i teknologjisë, vendndodhja, etj.

Dokumentet e procesit dhe përzgjedhja e projektit fitues do të kryhet nga një komision i posaçëm.

Ndër kriteret bazë të aplikimit përfshihet: kapaciteti financiar i shoqërisë apo bashkimit të shoqërive; eksperienca e mëparshme në vepra të ngjashme; përvoja në fushën e energjisë së rinovueshme; kriteri i besueshmërisë; etj.

Miratimi i projekteve të përzgjedhura nga komisioni dhe nënshkrimi i kontratave do të kryhet nga ministri.

Scan Tv,  13.06.2018