Serbi, shoferët protestojnë ndaj çmimeve të karburantit duke bllokuar rrugët
Shoferët në disa qytete të Serbisë i ndaluan makinat e tyre në rrugë për të protestuar kundër çmimeve të larta të karburanteve.
Çmimi i benzinës në Serbi, së voni, është rritur në 1.29 euro për litër. Protestuesit kërkuan që shteti të ulë tatimin mbi karburantet, i cili përbën rreth 55 përqind të çmimit.