Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndotja në Kosovë, shqetësuese

Bashkimi Evropian ka lëshuar alarmin për nivelin e ndotjes së mjedisit në Kosovë. Shefja e Zyrës së BE në Prishtinë, Natalya Apostolova u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë që urgjentisht të ndryshojnë politikat që ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ajo tha se këto ndryshime janë edhe pjesë e standardeve që Kosova duhet t’i përmbush në rrugën e saj drejt integrimeve europiane.

“Dua të nxis autoritetet e Kosovës që të miratojnë strategjinë për ujërat, që është shumë i rëndësishme, strategjinë për ndryshimet klimatike dhe të rrisin eficencën në energji sa më shpejt që mundet”, tha ajo.

Edhe në raportin e progresit të publikuar muajin e kaluar nga Komisioni Evropian, çështja e mjedisit në Kosovë vlerësohet shqetësuese dhe se Bashkimi Evropian mbetet i shqetësuar për përparimin e vakët në sektorin e ruajtjes së tij.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u zotua se përmirësimi i kushteve për një mjedis më të pastër do të jetë përparësi e qeverisë së tij. Ai tha se nëpërmjet investimeve në energjinë e ripërtërishme përveç ruajtjes së mjedisit, vendi do të fitoj edhe ekonomikisht.

Zëri,  02.06.2018