Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Prodhimi i energjisë në 2017, 35.5% nga HEC-et private

Kaskada e Fierzës vijon të mbetet “zemra” energjetike e Shqipërisë por futja në punë e disa hidrocentraleve private që janë ndërtuar nën kontrata koncesionare ka ndryshuar disi raportin e varësisë, të paktën për vitin 2017.

Në raportin vjetor të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2017 thuhet se të paktën 35.5 për qind e energjisë së prodhuar në vend erdhi nga koncesionarët. “Prodhimi i përgjithshëm neto për vitin 2017 nga gjeneruesit privatë/koncesion ishte 1,608,181 MWh ose rreth 35.5 % e prodhimit të përgjithshëm vendas 4,525,173 MWh” thuhet në raport. Në vitin 2016 prodhimi nga HEC-et private zinte 28.6 për qind të prodhimit total të energjisë në vend.

Referuar shifrave zyrtare të bëra publike nga ERE rezulton që numri i impianteve apo hidrocentraleve në punë ishte 144 të cilat u përkasin 98 subjekteve që kanë kontrata koncesionare. Kapaciteti i instaluar ishte 698 megavat.

Prodhuesi më i madh nga HEC-et private mbetet Kurumi por kjo vjen si rezultat i blerjes së Ulëz-Shkopet dhe Bistrica 1 dhe 2 në pak vite më parë kur qeveria i nxori në shitje. Prodhimi nga këto HEC-e ishte 286 mijë MWh, të cilat kanë një kapacitet total të instaluar prej 76.7MW.

Nga prodhuesit që kanë ndërtuar nga e para HEC-et përmes kontratave konceisonare, nivelin më të lartë për vitin 2017 e mban Ashta me 174 mijë MWh. Ashta ka një fuqi të instaluar prej 48.2 MW.
Turqit e Ayen Energy, kanë ndërtuar deri tani hidrocentralin më të madh privat të energjisë, përsa i përket fuqisë së instaluar, me 74.6 MW, dhe HEC Peshqesh me fuqi 27.9 MW. Në vitin e parë të aktivitetit, prodhimi i energjisë nga të dy hidrocentralet ishte 126 mijë MWh.

Hidrocentrali i dytë më e i madh privat në vend është HEC-i Banjë i Devoll Hydropower, me fuqi 73 MW, që ka prodhuar në vitin 2017 me 141 mijë MWh. Statkraft, kompania që ka në pronësi Devolli Hydropower ka filluar ndërtimin e hidrocentralit të dytë atë të Moglicës, që do të jetë sa dyfishi i atij të Banjës, pasi do të ketë një kapacitet të instaluar prej 184 MW dhe një prodhim mesatar vjetor prej 450 GWh.
HEC-et e tjera kanë një fuqi të instaluar më të ulët se 15 MW. Pas të mëdhenjve, renditet grupi që ka në zotërim “Euron Energy” “Alb-Energy” “Alb-Energy”, me një prodhim total në vitin 2017 prej 116 mijë KWH dhe kapacitet total prej 29.5MW.

Viti 2017 i cilësuar si një vit aspak i favorshëm për nga situata hidrike nuk është viti më i mirë i prodhimit të energjisë nga privatët por në raport me prodhimin total.

Viti 2016 ka regjistruar nivelin më të lartë të prodhimit në nivelin 1.4 mijë MWh energji. Në këtë rast ajo që ka kontribuar për rezultatin është situata e mirë hidrike. Që viti 2017 të jetë viti i dytë më I mirë në një situatë të vështirë është ndikuar nga futja në punë e HEC Fangu nga Ayen që është HEC-i I tretë më i madh në vend në lumin Fan.

Revista Monitor,  23.05.2018