Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjykata dënon pronarin e HIB

Gjykata Themelore ka dënuar përfaqësuesin e kompanisë së derivateve HIB Petrol, Kujtim Bucaliun, me katër vjet burgim për shitje të naftës jocilësore Komunës së Prishtinës.

Komuna dhe kryetari i saj Shpend Ahmeti janë ankuar në vitin 2014 së nafta e përdorur për ngrohej në shkolla dhe objekte tjera mësimore kalonte normat e lejuara të ndotjes dhe ishte e dëmshme për fëmijët dhe banorët që jetojnë përreth.

Bucaliu po ashtu është dënuar edhe me 15 mijë euro gjobë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kompania HIB është njëra nga kompanitë më të mëdha në Kosovë për importin të naftës dhe derivateve të tjera.

Telegrafi,  15.08.2018