Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria e Kosova prezantojnë resurset minerare

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) organizon konferencën ndërkombëtare me temë “Sektori minerar dhe resurset minerale në Kosovë dhe Shqipëri”.

Qëllimi i konferencës është prezantimi aktual i industrisë minerare në vend, sikurse hulumtimi, shfrytëzimi, përpunimi i resurseve minerale në Kosovë dhe Shqipëri.

Pastaj do te prezantohen edhe legjislacioni, politikat minerare, mundësitë për zhvillim në të ardhme si dhe investimet minerare sfida apo mundësi?!

Në këtë pikë u krijohet mundësi për paraqitjen e ideve përmes prezantimeve, ndërmarrjeve minerare vendore dhe të huaja dhe institucioneve tjera relevante.

Po ashtu përmes prezantimeve mund të shfaqen vlerësime apo idetë për rrjedhat aktuale minerare në nivel global, regjional dhe lokal, me theks të veçantë investimet në sektorin minerar të Kosovës dhe Shqipërisë.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  16.05.2018