Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shell, nga sot fillon aktivitetin në Kosovë

Kompania më e madhe e karburanteve në botë, Shell, në bashkëpunim me Kompaninë Al Petrol, ka hapur pikat e shitjes së karburanteve në Kosovë.

Presidenti i Al Petrol-it, Latif Kryeziu tha se nga sot shpallim zyrtarisht brendin Shell në Kosovë, e cila kompani është shitësi më i madh i derivateve në botë, ndërsa tha se nga sot është hequr dilema e cilësisë së derivateve në Kosovë.

“Rrjeti Shell do t’iu ofrojë shoferëve dhe ekonomisë së Kosovës 99% karburantin e njëjtë që përdorë sot Formula 1 – Ferrari. Shelli është sot shitësi më i madh i derivateve në botë dhe është prezent në mesë 80 shtete, me 30 milionë konsumatorë në ditë. Me ardhjen e brendit Shell në Kosovë, janë hequr dilemat e cilësisë së karburanteve”, tha Kryeziu, raporton KP.

Kryeziu tha se ardhja e brendit Shell ka gëzuar të gjithë në Kosovë, por më së shumti kryetarin e Kuvendit, Kadri Vesli, të cilin e quajti burrë të madh dhe njeri me shpirt ndërmarrësie.

“Të nderuar të pranishëm, sot nuk e kemi lehtë të ndahemi nga brendi Al Petrol, në rrugëtimin që i kemi kushtuar pjesën më të madhe të jetës. Them me modesti, se rruga deri këtu nuk ka qenë aspak e lehtë”, tha Kryeziu, duke u shprehur i lumtur për vazhdimësinë e punës së Al Petroll me gjigantin Shell, ndërsa tregoi se gjatë punë së vet Al Petrol u shpërblye me tre çmime Superbrend.

Ambasadorja e Holandës, Gerrie Williams ka përshëndetur kompanitë Al Petrol-in dhe Shell, për investimin e qëlluar.

Ajo ka shtuar se është fakt se Shell nga sot ka ardhur këtu, për të ofruar derivatet më të mira dhe ky është një lajm i mirë.

Telegrafi,  14.05.2018