Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albgaz bëhet pjesë e rrjetit të operatorëve europianë të gazit

Shoqëria Albgaz, operatori i kombinuar i gazit në Shqipëri, ka marrë statusin e vëzhguesit pranë Rrjetit Europian të Operatorëve të Transmetimit të Gazit Natyror (ENTSO-G), duke u bërë kështu zyrtarisht pjesë e tij.

Ky status është niveli më i lartë i anëtarësimit për një vende jo anëtar në Bashkimin Europian dhe i jep shoqërisë me kapital shtetëror të marrë pjesë në të gjitha takimet dhe mbledhjet e kësaj organizate.

Aderimi i kompanisë është zyrtarizuar me firmosjen e anëtarësimit nga administratori i shoqërisë, Arber Avrami. Tashmë Albgaz do të listohet ndër kompanitë vëzhguese, si GA-MA Ad e Maqedonisë, si dhe operatorët përkatës të Moldavisë, Norvegjisë, Zvicrës dhe Ukrainës. Në total janë 45 operatorë të anëtarësuar dhe 2 partnerë nga 26 shtete europiane, si dhe 5 vëzhguesit e mësipërm.

Tubacioni i gazit Fier-Vlorë, projekti i parë prioritar në Masterplanin e Gazit të Shqipërisë tashmë është zyrtarisht pjesë e planit 10-vjeçar të zhvillimit të ENTSO-G.

Roli i ENTSOG është të lehtësojë dhe përmirësojë bashkëpunimin midis operatorëve të sistemit të transmisionit të gazit në të gjithë Evropën në mënyrë që të sigurohet zhvillimi i një sistemi transmetimi panevropian në përputhje me Bashkimin Evropian  për qëllimet e energjisë.

Scan Tv,  09.05.2018