Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

VV: Energjitika në Kosovë po keqpërdoret

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për media me qëllim që të adresohen çështjet e keqmenaxhimit dhe keqpërdorimin në sektorin e energjetikës.

Në këtë konferencë në të cilën foli deputetja Arbërie Nagavci tha se gjatë muajve të kaluar qytetarët anëkend komunave të Kosovës u ballafaquan me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Edhe pse qytetarët jo vetëm se e kanë paguar rrymën, por kanë paguar më shumë sesa që në të vërtetë kanë kushtuar shërbimet e marra, KEDS ka vazhduar në avazin e njëjtë me reduktime të paarsyeshme.

Importi i energjisë elektrike për vitin 2017 ka kushtuar rreth 68 milionë euro. Nga viti 2011 deri në vitin e fundit mbi 300 milionë euro janë shpenzuar për import të energjisë, por situata në këtë sektor nuk është përmirësuar fare.

Duke pasur parasysh dhe ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, dhe ndryshimin e fundit të tarifave dimër – verë, në tarifën që është më afër shifrës së sezonit dimëror kjo faturë në shpenzimet e gjithmbarshme të Kosovës dhe qytetarëve të saj bëhet tepër e madhe.

Kjo situatë e vërteton dhe një herë përveç të tjerash edhe papërgjegjshmërinë e plotë të KEDS si shkeles i kontratës me qytetarët e Kosovës, gjegjësisht me secilin qytetar që paguan rrymën.

Për më shumë dhe për më keq, qytetarët jo vetëm që përballen me mungesë të energjisë, por ata janë të obliguar të paguajnë dhe humbjet teknike dhe komerciale, apo thënë më drejtpërdrejtë qytetarët obligohen të paguajnë vjedhjen e rrymës nga kompanitë dhe ekonomitë jo formale dhe qytetarët e papërgjegjshëm. Këtë e vërtetoi për një pjesë të asaj energjie (për katër komunat në veri të vendit) edhe raporti i Avokatit të Popullit dhe pastaj vendimi i Gjykatës.

Edhe pse kur KEDS-it u privatizua në mënyrë krejtësisht arbitrare, u tha se përveç të tjerave kjo po bëhet që të garantohet furnizim i pandërprerë me energji elektrike dhe se humbjet teknike e edhe ato komerciale do të reduktoheshin, kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por anasjelltas vazhduan reduktimet e u rrit çmimi.

Vitin që shkoi Kryeministri Haradinaj mori vendim për kompesimin e të gjitha ndërtimeve në zonën e mbrojtur ekonomike në Shipitullë. Ky vendim u bë në shpërfillje totale të kushtetueshmërisë dhe ligjeve në fuqi.

Të gjithë janë në dijeni se në Shipitullë janë bërë ndërtime abuzive duke e ditur saktë se aty një ditë do të shpronësohej për të hapur minierën. Edhe pse kishte dy vendime qeverie, me 2004 dhe më 2009 që ndalonin ndërtimet në këtë zonë, qeveritë dhe komuna e Kastritotit me vetëdije lejuan ndërtime në masë.

Njëjtë po ashtu dhe bordet drejtuese të KEK-ut të cilët jo vetëm se nuk e adresuan në nivelin që duhet këtë çështje, por shumë prej tyre janë pjesë e kësaj megaafere në këtë zonë me rëndësi të veçantë.

Në bazë të të dhënave as vlerësimi i vlerës së këtyre ndërtimeve nuk u është lejuar vlerësuesve të licencuar. Dhe se ndaj tyre dhe punonjësve të KEK ka pasur kërcënime për të cilat ende sot nuk janë marrë masa.

Ndërtimet uzurpuese kanë vazhduar në këtë pjesë jashtligjshëm, bordi i KEK-ut nuk ka reaguar fare, Komuna e Kastriotit që udhëhiqet nga AAK dhe që madje u fitua nga kjo marrëdhënie klienteliste poashtu e as Ministritë e Mjedisit apo e Zhvillimit ekonomik poashtu nuk kanë kurrfarë reagimi.

Kryeministri Haradinaj ka obligim të njoftojë:

1. A i njeh dhe a do të respektojë Vendimet e vitit 2004 dhe 2009 si dhe atë të Qeverisë Mustafa për shpronësim, apo do të kompensojë edhe shtëpitë e ndëtuara pas vitit 2009, gjë që që do të ngriste dyshime të bazuara për korrupsion?

2. Ndërtimet nga cili vit do t’i kompensojnë?

3. Sa ka mbërritu vlera e plotë e shpronësimit?

4. Kur do të publikohet lista e plotë e të kompensuarve dhe titulli i tyre i pronësisë?

5. Kur do ta bëjë publike listën e plotë edhe të atyre që po u kalohen paratë në llogari bankare edhe pse nuk kanë as tituj pronësie?

6. Si dhe më e rëndëishmja kur do të përfundojë studimi për minierën e re dhe kur do të fillojë nga ndërtimi ajo?

7. Kur planifikohet remonti i Termocentralit “Kosova B”?

Ne gjendemi në të njëjtin rrezik si një vit më parë, kur po njëjtë Lëvizja VETËVENDOSJE! referuar ekspertëve të fushës paralajmëroi për krizën që po e priste sektorin e prodhimit të energjisë elektrike.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  30.04.2018