Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KOSID prezanton analizën për TC “Kosovën e Re”

Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), organizon konferencë për media për të prezantuar gjetjet nga analiza e marrëveshjeve të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës me Contour Global për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’, si dhe ndikimet që këto tetë marrëveshje do të i shkaktojnë vendit.

KOSID ka kundërshtuar vendimin për procedimin me ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” për shkak se i njëjti jo vetëm që nuk do të sigurojë pavarësi të furnizimit por do të dëmtojë shëndetin, mjedisin dhe të ardhmen evropiane të sektorit energjetik në Kosovë.

KOSID konsideron që në vend të insistimit për të investuar në linjit, Kosova duhet të fokusohet në investime në efiçiencën e energjisë si burim shtesë i energjisë, në promovimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe në agjendën evropiane të integrimit.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  26.04.2018