Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tjetër aplikim pranë MIE për central ere

Vetëm pak ditës pas mbërritjes së kërkesës së parë për ndërtimin e një impianti eolik në Shqipëri, në gadishullin e Karaburunit, pranë Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës disa kompani të tjera kanë shprehur interesin për të ndërtuar vepra të tilla energjetike.

Kësaj radhe bëhet fjalë për ngritjen e një centrale ere në zonën e Topojës në Fier. Kjo zonë kohët e fundit është bërë e njohur për interesin e lartë për ndërtimin e impianteve diellore dhe duket se do të shndërrohet në një qendër për energjinë e rinovueshme në vendin tonë.

Në fakt aplikimi vjen nga shoqëria “WINDSBAB”, një bashkim i përkohshëm i shoqërive të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike nga impiante fotovoltaike në Topojë, “Seman Sunpower” dhe “Sonne”.

Investimi total kap vlerën e 359,235,981 lekëve dhe parashikon shfrytëzimin e një sipërfaqeje prej 1.2 hektarësh duke instaluar një kapacitet prej 3 MW.

Krahasuar me aplikimin e mëparshëm , projekti ka një kosto gati një të dhjetën e centralit në Karaburun, i cili me një vlerë investimi prej 20.8 milionë euro shfrytëzonte një hapësirë prej 45 hektarësh dhe do të kishte një kapacitet të instaluar prej 10 MW.

Centralet eolike mbështeten nga qeveria shqiptare përmes skemës për energji nga burime të rinovueshme, ku shteti do të garantojë për investitorët një çmim prej 76 euro/MWh.

Scan Tv,  18.04.2018