Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ekskluzive: Ndryshon për herë të tretë administratori i Albgaz

Portali i Energjisë ka zbuluar se administratori i shoqërisë Albgaz Sh.A. është ndryshuar për herë të tretë. Këtë informacion shoqëria e ka bërë publike edhe në websitin e saj zyrtar, siç mund t’a shikoni duke ndjekur këtë link.

Administrator i shoqërisë tashmë është emëruar z.Arbër Avrami.

Administratori i parë i shoqërisë Albgaz ka qenë Klodian Gradeci, i pasuar ky nga Genc Gjeci.

Ndërsa para më pak se dy javësh, më saktësisht në datën 4 prill, Gjeci u zëvëndësua nga Avrami.

energjia.al  16.04.2018