Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndërprerje energjie në disa zona të Tiranës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po kryen punime të planifikuara në disa kabina në vijim të investimeve për ndërtimin e rrjetit 20kv në Tiranë.

Për shkak të tyre OSHEE njofton se do të ndërpritet energjia në dy fidera të nënstacionit Rajonal, 244 dhe 247 që dalin nga nënstacioni Dinamo.

Fider 244 do të stakohet nga ora 09:00 deri në orën 13:00 dhe do të përballen me kufizime energjie: zona pranë shinave të Trenit, zona pas Spitalit Ushtarak, zona pranë ish-parkut të Autobusave në Rr. “Don Bosko”.

Ndërkohë, fideri 247 do të stakohet gjatë intervalit kohor 12:00 deri në orën 15:00, duke lënë pa energji zonën pranë shinave të Trenit ,Zona te “2000 Apartamentet”, Rr. “Vangjel Noti” zona pranë ish-Kombinatit “Josif Pashko”.

Scan,  13.04.2018