Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OEK: Shpëtoni Kosovën nga kolapsi energjitik

Oda Ekonomike e Kosovës me urgjencë ka thirrur konferencë për media, pas njoftimit nga Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit (ENTSO-E) se do ta përjashtojë KOSTT-in nga Zona Sinkrone e Evropës Kontinentale për shkak të devijimeve që ka shkaktuar në  interkoneksionin evropian, çka nënkupton izolimin e tërë sistemit elektroenergjetik të Kosovës dhe pamundësimin e importit të energjisë elektrike nga regjioni.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovqës, Safet Gërxhaliu, tha se nëse kjo do të ndodh sistemi elektroenergjetik i Kosovës nuk do të mund të operonte i izoluar për shkak të parametrave teknike të njësive gjeneruese ekzistuese si dhe të gjithë konsumatorët e Kosovës do të mbeteshin pa furnizim me energji elektrike, ku do të cenohej funksionimi i vendit dhe funksioneve vitale publike.

Ai tha se Qeveria e Kosovës duhet në mënyrë imediate të shpëtojë KOSTT-in nga ky problem. Sipas tij, nëse nuk zgjidhet ky problem Kosova që nga e diela do të mbetet në terr.

“E kam ftuar këtë konferencë  për asrsye se nën hijen e dominimit të agjendës politike  shumë probleme të rëndësisë strategjike të vendit  janë anashkaluar. Sot kemi thirrur konferencën për atë çka po ndodh në KOSTT ku ZRRE-ja e ka obliguar KOSTT-in të furnizoj me energji elektrike  pjesën veriore të Kosovës. KOSTT-i nuk ka pasur mundësi financiare për të marrë obligim humbjet në pjesën veriore nga dhjetori 2017. Mungesa e mjeteve e ka dëmtuar qëndrueshmërinë e kompanisë”, tha ai.

Sipas kryetarit Gërxhaliu furnizimi me energji elektrike ka qenë, është dhe do të jetë një ndër sfidat që po e e godet rëndë qytetarin e vendit dhe po e stagnon zhvillimn ekonomik në vend.

“Duhet theksuar që situata e krijuar është edhe si pasojë e mos-implementimit të Marrëveshjes për Kyçje KOSTT-ENTSO-E nga ana e EMS (Operatori i Sistemit të Transmisionit të Serbisë). Më shqetësues është se nga  mos-implementimi i marrëveshjes KOSTT-i dëmtohet në shumë prej 10 milionë euro të cilat i shkojnë Serbisë. Shfrytëzojmë këtë rast që  të apelojmë tek institucionet për të mbështetur KOST-in  që të mos çkyqet nga Transmisioni Evropian sepse nëse ndodh kjo do të na sjell pasoja fatale për vendin”, tha Gërxhaliu.

KOSTT-i i ka drejtuar përsëri kërkesë Qeverisë së Kosovës për të ndarë buxhet shtesë për periudhën e ardhshme të mbulimit të humbjeve për furnizimin e veriut, si zgjidhje e përkohshme dhe emergjente.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  03.04.2018