Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bursa e energjisë, Shqipëria ftesë vendeve të rajonit

Raporti i parë i monitorimit për këtë vit për vendet e Ballkanit Perëndimor, nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë zbulon se ndaj Shqipërisë janë marrë masa penalizuese për atë pjesë të angazhimeve që ishin marrë përsipër dhe nuk janë realizuar. Sakaq i njëjti dokument ndalet në zhvillimet e përgjithshme të tregjeve të energjisë ku mes të tjerave bie në sy edhe ajo për bursën. Sipas Sekretariatit në zbatim të disa amendimeve që Iu bënë ligjit “Për sektorin e energjisë” që vendosi përfundimisht edhe krijimin e Bursës Shqiptare si një kompani aksionere e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe entiteteve të tjera ligjore. “Në këtë kontekst OST si organi i mandatuar për krijimin e bursës së energjisë ka ftuar operatorët e tjerë të transmetimit të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi për të parë mundësinë e pjesëmarrjes në këtë bursë si bashkëaksionerë” thuhet në raportin e Sekretariatit.

Raporti verën se progresi më i madh lidhur me disbalancat kufitare është bërë nga ana e Shqipërisë ku rregullat tranzitore të balancimit dhe zhvillimi i mbështetjes teknike nën Ëb6 (Iniciativa për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor  nisur nga Procesi i Berlinit) për programin e konektivitetit të tregut rajonal energjetik u adoptua dhe zbatua nga 1 janari 2018.

“Mungesë e dukshme e progresit u vu re sidomos në hapjen e mëtejshme të tregut të shumicës dhe pakicës. Në Shqipëri, e drejta e konsumatorëve për të ndryshuar furnizuesin u ndalua me një amendament në ligjin “Për sektorin e Energjisë” adoptuar në shkurt 2018. Për më tepër amendamentet që kaluan në Këshillin e Ministrave për detyrimin e shërbimit publik u miratuan vetëm në dhjetor 2017 duke vijuar marrëdhënien e rregulluar të tregtimit të energjisë mes prodhuesit ekzistues dhe furnizuesit universal” thuhet në raport.

Sekretari bëri me dije se ka nisur masat penalizuese ndaj Shqipërisë duke e lidhur këtë me vonesën e ndarjes së kompanisë së shpërndarjes. Gjithsesi tashmë OSHEE ka bërë të qartë se ka nisur ristrukturimi i kompanisë duke e ndarë atë në tre njësi të reja të lidhura me funksione direkte të furnizimit, tregtimit dhe shpërndarjes.

Revista Monitor,  30.03.2018