Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Suedia merr masa afatgjata kundër ndotjes

Që nga fillimi i vitit 2020, në një përpjekje për të përmirësuar mjedisin, Suedia do të lejojë qytetet dhe komunat të krijojnë zona mjedisore duke kontrolluar makinat që munden të qarkullojnë në këto zona.

Makinat me naftë që plotësojnë standardet e emetimit e Euro 5 dhe Euro 6 do të lejohen në këto zona por duke filluar nga Korriku i vitit 2022 do të lejohen vetëm automjetet me naftë Euro 6.

Makinat që operojnë me benzinë do të lejohen në zonë vetëm nëse plotësojnë standardet e emetimit të Euro 5.

Standardet e emetimit të BE-së Euro 5 dhe Euro 6 hynë në fuqi më 1 shtator 2009 dhe 1 shtator 2014, respektivisht. Prandaj rregullat e reja prekin makinat më të vjetra se kaq.

Këshilli do të krijojë gjithashtu një kategori të veçantë për zonat e rregulluara duke lejuar hyrjen e disa automjeteve të caktuara të tilla si makinat elektrike apo makinat me gaz natyror të Euro 6.

“Ajri ynë është aq i pastër sa nuk mendojmë se na nevojitet”, tha këshilltari i Malmö Andreas Schönström.

Në Stokholm, mendimi për të shkuar përpara me zonat mjedisore në fillim të vitit 2022 është i ndarë, dhe madje edhe atëherë ka të ngjarë që kjo të prekë vetëm rrugë të caktuara, e jo të gjithë qendrën e qytetit.

Sidoqoftë, Suedia nuk është vendi i vetëm që propozon rregulla të tilla mes një debati të ndezur rreth motorëve me naftë.

Në Gjermani, një gjykatë e lartë vendosi muajin e kaluar se qytetet mund të imponojnë ndalimin e automjeteve me naftë.

Scan Tv,  27.03.2018