Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Islanda dhe Kina, marrëveshje për energjinë gjeotermike

Islanda, një shtet i vogël në veri të Europës, i njohur më së miri për ajsbergët, gajzerët dhe vullkanet, po ndihmon Kinën të luftojë ndotjen.

Shteti ishullor sapo nënshkroi marrëveshjen më të madhe në historinë e tij, për t’i ofruar ekonomisë së dytë më të madhe në botë teknologjinë që i duhet për të prodhuar energji të pastër gjeotermike.

Marrëveshja do të prekë gati 15 milionë njerëz në Xiong’an, një zonë e re ekonomike në juglindje të Pekinit, e vendosur nga Presidenti Xi Jinping.

Me mbi 100 vullkane, Islanda është bërë vendi lider në botë për teknologjinë gjeotermike. Nxehtësia e prodhuar nga korja e Tokës jo vetëm që nuk ndot, por është gjithashtu shumë e lirë. Aq e lirë saqë Islanda mund t’i lejojë vetes të ngrohë edhe trotuarët në disa prej qyteteve më të mëdhenj.

Arctic Green Energy (AGE), kompani islandeze lider në këtë fushë do të ndërmarrë një sipërmarrje të përbashkët me Sinopec Green Energy, e cila do të mbështetet nga një kredi prej 250 milionë dollarësh nga Banka Aziatike për Zhvillim.

“Kjo tregon se edhe teknologjitë e prodhuara në komunitete të vogla mund të përshtaten për t’u përdorur në vendet më të mëdha të botës”, tha Olafur Ragnar Grimsson, një ish president i Islandës, i cili në vitin 2002, i tregoi paraardhësit të Xi centralin e parë gjeotermik që kishte parë kreu i shtetit kinez.

AGE zë rreth 35% të tregut gjeotermik në Kinë. Bazuar në kërkesat që vijnë nga Azia, kompania shprehet se mund të shërbejë deri në 5 herë më shumë njerëz se sa tani në 3-4 vitet e ardhshme.

Shkencëtarët nga Islanda dhe Kina gjithashtu po e ndihmojnë njëri-tjetrin të studiojnë ndryshimet klimatike. Ata besojnë e ka një marrëdhënie direkte mes modelit ekstrem të motit në Kinë dhe shkrirjes së akujve në Arktik.

Scan Tv,  26.03.2018