Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK: KEDS po spekulon për reduktimet

Korporata Energjetike e Kosovës përmes një komunikate për media njofton qytetarët se aktualisht është duke prodhuar rreth 530 megavat orë energji elektrike.

Sipas tyre në prodhim aktualisht kemi tri njësi prodhuese, pra dy blloqe të “Kosovës A” dhe me një njësi të “Kosovës B”, raporton zëri.info.

Kurse sipas tyre,“Blloku B2” i “Kosovës B” ka dalë nga sistemi sot në orën 06:00 të mëngjesit dhe jo siç u spekulua me herët nga kompania distribucionit KEDS / KESCO e cila sipas licencës ka për obligim furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.

“Pra, kjo njësi nuk është e vërtetë së ka dalë mbrëmë nga sistemi, siç u spekulua pëmes komunikatës për media të KEDS /KESCO por ka pasur vetëm një orë ndërprerje dhe gjatë kësaj kohë mungesa e sasisë së energjisë është mbuluar nga KOSST-i. Sa për sqarim të qytetarëve, në këtë njësi është ndërprerë prodhimi energjisë elektrike në mënyrë automatike nga sistemi elektronik i instaluar i cili reagon menjëherë në momentin kur detektohet ndonjë defekt i vogël për të evitura ndonjë prishje më të madhe në njësitë prodhues të Termocentraleve. KEK-u me kohë ka njoftuar operatoret për paraqitjen e këtij problemi teknik”, thuhet në komunikatën për media të KEK-ut, raporton zëri.info.

Aty më tutje thuhet se në këtë situatë, pavarësisht se KEK-u nuk ka obligime sa i përket furnizimit të qytetarëve me energji elektrike, brenda mundësive ligjore dhe sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe përkrahjes së ndërsjellët ka siguruar rreth 90 megavat orë energji elektrike nga Korporatën Energjetike Shqiptare (KESH).

“Për këtë sasi të energjisë elektrike qe na është ofruar në dispozicion nga KESH-i tashme janë njoftuar operatoret përgjegjës të tregut dhe varësisht nga mundësit, kërkesat e tyre dhe planifikimet në baza ditore është shfrytëzuar”thuhet më tutje në komunikatën e KEK-ut, raporton zëri.info.

Po ashtu, sot në mëngjes përmes një komunikate për media KESCO ka njoftuar qytetaret se detyrohet të fillojë me reduktime si pasojë e rënies së papritur të Bllokut B2.

“Nga mbrëmë, për shkak të nevojës së balancimit si dhe ruajtjes së sigurisë së Sistemit si pasojë e mungesës së energjisë elektrike nga rënia e papritur e Bllokut B2 të Termocentralit Kosova B. KOSTT ka kërkuar nga KESCO që të aplikojë reduktime në furnizimin me energji elektrike. Kjo gjendje po vazhdon edhe sot. Të gjitha palët relevante në sektorin e energjisë janë të angazhuar maksimalisht për ta tejkaluar këtë gjendje dhe kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët. Kjo njësi, sipas paralajmërimeve pritet të kthehet në sistem sot pasdite”thuhet në komunikatën për media të KESCO.

Zëri,  24.03.2018