Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Italia, shteti më i fundit që bëhet eksportues gazi

Italia eksportoi për herë të parë gaz natyror javën e shkuar, si pjesë e përpjekjes së operatorit kombëtar të gazit, SNAM, për ta kthyer shtetin në një qendër për tregtimin.

Kompania po punon për të rritur fleksibilitetin e sistemit të saj, në mënyrë që gazi nga Europa jugore dhe Afrika të arrijë Europën qendrore.

Shefi Ekzekutiv, Maco Alvera, kërkon ta kthejë Italinë në një portë për tregtinë e gazit në Europën Jugore, çka do të shtonte mundësitë për të përmbushur kërkesat në rritje të Europës, si dhe do të vinte në funksionim facilitetet e ruajtjes së gazit që ndodhen në vend.

Vetë eksporti për herë të parë i gazit shënon një arritje të madhe për SNAM, për shkak se kërkoi vite të tëra planifikimi dhe investimi, të cilat tashmë do të forcojnë lidhjet mes rrjetit italian të gazit dhe zemrës së tregtisë në Europën Veriore. Italia mund t’u bashkohet në të ardhmen Britanisë dhe Holandës si portat kryesore të tregtisë në Europë.

Porosia e parë për Italinë vjen nga Zvicra, e cila ka një marrëveshje për furnizimin me 3 milionë metra kub gaz në ditë, duke nisur nga 14 Marsi. Për të realizuar këtë, SNAM investoi për t’i kthyer drejtimin një tubacioni gazsjellës, i cili zakonisht përdorej për të sjellë gazin rus në Itali.

Kapaciteti aktual i këtij gazsjellësi është 5 milionë metra kub gaz, por do të rritet në 40 milionë metra kub pas investimeve të mëtejshme, të cilat pritet të përfundojnë në Tetor 2018.

Pas kësaj, destinacionet e mundshme të eksporteve do të jenë Zvicra, Gjermania, por edhe Franca dhe Europa veriore. Për të kënaqur kërkesat, Italia do të marrë burime shtesë gazi nga Afrika e Veriut dhe rajoni i Detit Kaspik, ku ky i fundit do të realizohet përmes projektit TAP, i planifikuar të bëhet operativ në vitin 2020.

Scan Tv,  21.03.2018