Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kastrati dhe Europetrol rikthejnë në punë Uzinën e Bitumit në Fier

Kompania AL.Global Oil, që mori në pronësinë e Uzinës së Bitumit në Fier për 5 milionë dollarë, pas një ankandi të bankave për një pjesë të rafinerisë debitore ARMO, njoftoi se po bëhet gati që ta vënë atë në punë duke ndjekur procedurat standarde të lejeve mjedisore. Ndryshe nga rafineria e Ballshit, po pjesë e ARMO, që përpunon naftë, uzina që prodhon bitum vlerësohet se është e leverdisshme.

Pronari i ri është një kompani e krijuar në vitin 2016 dhe aksionerë të saj janë Arjan Dhimertika, Qazim Qazimi dhe Ridgers Mema. Ndërsa në bordin mbikëqyrës të kompanisë janë dy sipërmarrës të njohur në fushën e naftës, Shefqet Kastrati i grupit më të madh të naftës në vend, “Kastrati” dhe Frident Kuqi i “Europetrol Durrës Albania”, operatori i dytë më i madh i naftës në vend.

Kapaciteti i projektuar përpunues i Impiantit të Distilimit është 500.000 ton/vit nafte bruto.

ARMO deri tani ka patur dy rafineri, atë të përpunimit të naftës në Ballsh dhe të bitumit në Fier. Rafineria e naftës deri pak javë më parë ishte në përdorim nga kompania offshore IRTC, e cila së fundmi e braktisi atë duke lënë rreth 60 milionë euro të papaguara dhe punonjësit pa paga. Aktualisht rafineria e Ballshit i ka kaluar një tjetër kompanie, Allum Enterprise, ndërsa puna nuk ka filluar ende, ndonëse po negociohet me punonjësit.

Shqiptarja.com  14.03.2018