Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Volkswagen, 20 mld euro për bateri elektrike

Prodhuesi më i madh i automjeteve në Europë, Volkswagen, tha se ka përzgjedhur partnerët që do ta furnizojnë me bateri dhe teknologjinë e lidhur me to, në projektet e saj për makina elektrike në Europë dhe Kinë. Marrëveshjet kapin vlerën e 20 miliardë eurove, ndërsa është ende për t’u caktuar furnizuesi në Amerikën Veriore, çka pritet ta çojë shpenzimin final në 34 miliardë euro.

Kjo përbën një ndryshim strategjik për kompaninë gjermane, e cila deri më tani i kishte përqafuar shumë ngadalë automjetet elektrike.

Linja e prodhimit për këto makina do të shtrihet deri në vitin 2022 në 16 fabrika në të gjithë botën. Volkswagen ka vendosur si synim të lançojë 80 modele të reja makinash elektrike deri në vitin 2025, si dhe të ofrojë një version elektrik për secilin nga 300 modelet e saj deri në vitin 2030.

Skandali i emisioneve, kuotat e reja për makina elektrike në Kinë si dhe shtrëngimi i masave ndaj ndotjes së ajrit në Europë po i detyrojnë prodhuesit e automjeteve të fokusohen në makinat e gjelbra dhe teknologjinë e vetë-drejtimit.

Ky investim i planifikuar i VW përbën një nga programet më ambicioze në industri.

Scan Tv,  13.03.2018