Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

MZHE: Drejtori i Trepçës nuk ka pasur mandat

Në një njoftim për media, Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) sqaron se mandati i drejtorit të Trepçës ka përfunduar me datë 5 shkurt 2018 dhe se ministri Valdrin Lluka ka pranuar një kërkesë nga ana e ish-menaxherit të Trepça Sh. A. Ahmet Tmava, për qasje në bankë, të cilën e ka refuzuar, duke pasur në konsideratë që kërkesa si e tillë është jo e ligjshme dhe e parashtruar nga një ish-menaxher, të cilit i ka përfunduar mandati.

“Fillimisht na lejoni të sqarojmë për opinionin, që mandati i drejtorit të Trepça Sh. A. ka përfunduar me datën 5 shkurt 2018, andaj, cila do letër “dorëheqje”, është tendencioze, jo e sinqertë dhe nuk krijon pasoja juridike. Ministria e Zhvillimit Ekonomik është e obliguar që të respektoj afatet dhe dispozitat ligjore për gjithë secilin udhëheqës të cilës do ndërmarrje publike, pra edhe për ish-menaxherin e Trepça Sh. A., Ahmet Tmava”, thuhet në njoftimin e MZHE-së.

Telegrafi,  13.03.2018