Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Basha kundër privatizimeve të CEZ dhe ARMO

Për herë të parë Lulzim Basha, ish-ministër i qeverisë së Sali Berishës sot kreu i PD, ka pranuar publikisht se dy prej privatizimeve më të rëndësishme si CEZ dhe ARMO, ndërmarrë nga qeveria e djathtë kur ishte në pushtet, rezultuan të dështuara. Deklarata e Bashës u bë gjatë konferencës për “(De) Rregullimi i Tregjeve”.

“Është vërtetë, privatizimi i ARMO-s dhe privatizimi i CEZ-it nuk dhanë rezultatet e pritura. Me qëllimin për të arritur një rezultat me të mirë publike që ishte në gjenezë privatizimi i ARMO dhe CEZ, të dyja te dështuara, absolutisht dhe qëllimit për të kapur çdo sektor të ekonomisë me duart e politikë dhe të një grushti njerëzish të lidhur me politikën”, u shpreh Basha.

Kryetari i opozitës akuzoi qeverinë se, ka shkatërruar ekonominë, duke promovuar aktivitetin kriminal të drogës. Ky model, tha Basha, zbras Shqipërinë dhe largon invetimet e huaja në vendet fqinje. “Cili është modeli sot? Droga 180 mln euro në një kontenier banahesh. Çfarë sjell kjo? Shkatërron biznesin”, tha Basha.

“Asnjë interes pragmatik, konveniencë e momentit nuk duhet ta ndal këtë rrugë sepse pa marrë këtë rrugë Shqipëria nuk ka të ardhme, do të vazhdojë të zbrazet, investimet do të shkojnë të gjitha tek fqinjët tanë, siç po shkojnë në Serbi, siç po shkojnë në Maqedoni, siç po shkojnë në Mal të Zi, siç po shkojnë në Kosovë, vetëm këtu nuk po vijnë”, tha kreu i PD.

Basha foli edhe për vizionin e PD për ekonominë. “Është liria totale e tregut, është de-rregullimi sipas përvojës më të mirë, përvojës që po shohim në Amerikën e Presidentit Trump, që e kemi parë në çdo ekonomi e cila ka ditur të dalë nga ngërçi dhe kriza ku e kanë futur”, shtoi Basha.

Gjatë kësaj konference kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin e papunësisë dhe familjeve të varfa, të cilave u është hequr përkrahja sociale.

Shqiptarja.com  12.03.2018