Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Statkraft dhe SHELL përfaqësohen në bordin e FIAA

Tre anëtarë të rinj i janë bashkuar Bordit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA). Përmes një njoftimi për shtyp shoqata bëri me dije se anëtarët e rinj i përkasin tre kompanive kryesore të  huaja në vend përkatësisht, STATKRAFT, SHELL dhe ANTEA Cement, ndërkohe që pozicionin e Kryetarit të ri të shoqatës do ta mbajë Tom Kristian LARSEN , Drejtuesi Ekzekutiv i Statkraft në Shqipëri.

“FIAA është institucioni më i respektuar që përfaqëson komunitetin e biznesit në Shqipëri, mban një pozicionim të lartë në komunitetin e biznesit, institucionet qeveritare dhe misionet e huaja dhe vijon në përmbushjen e misionit të saj në përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Statkraft është lider në etikën e biznesit, politikat kundër korrupsionit dhe vlerat e integritetit me përvojë dhe praktikë në zbatimin e tyre. Jam i nderuar për zgjedhjen si President i FIAA-s për mandatin e ardhshëm, dhe do të punoj në përhapjen e mesazhit të integritetit dhe sjelljes së duhur të biznesit në FIAA, midis anëtarëve të saj dhe komunitetit të biznesit në tërë. Shqipëria ka një potencial të madh për të tërhequr investime të huaja, por ajo duhet të luftojë korrupsionin dhe të forcojë reputacionin dhe cilësinë e institucioneve të saj për ta bërë atë të mundur. Pres me padurim që të përfaqësoj FIAA-n në këtë udhëtim”  u shpreh Tom Kristian Larsen.

Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri eshte prezente prej 18 vitesh ne vend.

Revista Monitor,  09.03.2018