Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Roma merr masa kundër ndotjes

Roma, shtëpia e mijëra monumenteve të lashta është duke u kërcënuar nga ndotja e mjedisit që shkaktohet si pasojë e automjeteve motorike.

Deri në vitin 2024 është planifikuar që makinat me naftë të ndalojnë së qarkulluari në qendrën e qytetit.

Virginia Raggi njoftoi vendimin në faqen e saj të Facebook, duke thënë: “Nëse duam të ndërhyjmë seriozisht, duhet të kemi guximin të miratojmë masa të forta”.

Komentet e saj pasuan me një vendim gjykate në Gjermani i cili ndalon qarkullimin e makinave me naftë në rrugët më të ndotura të qytetit.

Rreth dy të tretat e 1.8 milionë makinave të reja të shitura në Itali vitin e kaluar ishin me naftë, sipas shifrave të industrisë.

Roma nuk ka industri të mëdha, kështu që gati të gjithë ndotjen e ajrit në kryeqytetin italian e shkaktojnë automjetet motorike.

Përveç çështjeve shëndetësore, ndotja nga motorët me djegie shkakton dëme të mëdha në monumentet e shumta antike të Romës në natyrë.

Sipas një studimi të vitit të kaluar nga një degë e ministrisë së kulturës, 3.600 monumente guri dhe 60 skulptura bronzi rrezikojnë të përkeqësohen seriozisht për shkak të ndotjes së ajrit.

Scan Tv,  05.03.2018