Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë: 47 praktikantë përfundojnë praktikën në sektorin energjetik

Ambasadori amerikan, Greek Delawie merr pjesë në përfundimin e praktikës profesionale për 47 praktikantë në sektorin energjetik në rritje e sipër të Kosovës.

Programi i praktikës profesionale në sektorin energjetik po zbatohet nga aktiviteti REPOWER i USAID-it në bashkëpunim me Universitetitn e Prishtinës dhe Institutin Teknologjik të Rochester-it.

Programi po ndihmon në adresimin e nevojës në rritje të sektorit energjetik për personel të kualifikuar dhe me shkathtësi të larta.

Përmes marrëveshjeve me institucionet kryesore të sektorit energjetik në Kosovë, USAID-i ka shpërndarë nëpër pozita 47 studentë, në cilësinë e Ekspertëve të rinj të Energjetikës, për të kryer praktika profesionale gjashtëmujore në kuadër të tri institucioneve energjetike. Raundi i katërt do të zhvillohet nga marsi deri në tetor të vitit 2018.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  01.03.2018