Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fiat bëhet i “gjelbër”

Fiat Chrysler, që mori vlerësimet më të ulëta në revistën Consumer Reports,  ka bërë të ditur se do të heqë nga qarkulimi makinat me naftë duke nisur nga vitit 2022,  në një kohë të kolapsit të kërkesës dhe kostove të mëdha.  Në një plan 4-vjeçar, prodhuesi italiano-amerikan synon të heqë makinat me naftë në të gjithë markat që zotëron, sipas burimeve me njohuri për strategjinë.

Fiat do të bëhet firma e fundit që do të bëjë publik planin për të mos prodhuar më makina me naftë,  pas deklaratës së Toyota vitin e kaluar se nuk do të krijojë më modele të reja me motor nafte.   Tregu i makinave me naftë ka pësuar goditje që prej skandalit të Volkswagen, gjë që rriti kundërshti politike dhe plane nga shumë qytete për t’i ndaluar këto makina.  Prej vitesh,  Qeveritë dhe prodhuesit e makinave kanë promovuar motorat me naftë si një mënyr për të ulur emetimet e dioksidit të karbonit krahasuar me benzinën.

Megjithatë, zbulimet e Volkswagen shkaktuan përplasje me qeveritë, gjë që solli uljen e incentivave për motorat me naftë dhe rriti shqetësimet e heqjes nga qarkullimi në të ardhmen. Sipas firmave hulumtuese, shitjet e makinave me naftë në Europë kanë rënë me 8% vitin e kaluar, duke e çuar pjesën totale të tregut në 43.8%.  Për Fiat, vendimi vjen në një kohë të rritjes së kostove në përputhjen e teknologjisë me rregullat gjithnjë e më strikte mbi emetimet e gazrave ndotës. Nga ana tjetër, kostot e makinave elektrike po ulen.

Scan Tv,  28.02.2018