Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Qeveria miraton Master Planin e Gazit

VENDIM
Nr. 87, datë 14.2.2018
PËR MIRATIMIN E PLANIT TË ZHVILLIMIT TË SEKTORIT TË GAZIT NATYROR NË SHQIPËRI DHE
IDENTIFIKIMIN E PROJEKTEVE PRIORITARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, 2 e 4, të nenit 5, të ligjit nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave,

VENDOSI:

1. Miratimin e planit të zhvillimit të sektorit të gazit natyror në Shqipëri dhe identifikimin e projekteve prioritare, të përgatitura nga konsulenti COWI-IPF, në kuadër të projektit “Masterplani i gazit natyror për Shqipërinë dhe identifikimi i projekteve prioritare në fushën e gazit natyror”, të financuar nga WBIF-ja (Kuadri i Investimeve të
Ballkanit Perëndimor), sipas tekstit të dokumenteve përbërëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi:
a) Masterplani i infrastrukturës së gazit për Shqipërinë, për të cilin është lëshuar deklarata mjedisore nr. 1520/1 prot., datë 27.3.2017, nga Ministria e Mjedisit;
b) Shqyrtimi institucional dhe raporti i vlerësimit organizativ dhe institucional;
c) Vlerësimi i kërkesës dhe burimeve të furnizimit me gaz natyror;
ç) Studimi për tarifat.
2. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, brenda muajit shtator 2018, të përgatitë dhe të paraqesë për shqyrtim e miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit materialin “Masterplani i gazit natyror për Shqipërinë dhe identifikimi i projekteve prioritare në fushën e gazit natyror”.
3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministritë e institucionet përgjegjëse, të përmendura në planin e zhvillimit të sektorit të gazit natyror në Shqipëri, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI

Edi Rama

Për të lexuar studimin e plotë mund të klikoni këtë link

energjia.al  22.02.2018