Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SOCAR do ndërtojë tubacion gazi nga Fieri në Vlorë

Kompania shtetërore e naftës në Azerbajxhan, SOCAR, do të ofrojë shërbime të dizajnit inxhinierik në Shqipëri, sipas marrëveshjes së nënshkruar midis SOCAR Balkans dhe kompanisë Albgaz të Shqipërisë në Baku, bëri më dije SOCAR në një deklaratë të fundit.

Do të ndërtohet një tubacion gazi midis qyteteve të Fierit dhe Vlorës, për të siguruar furnizimin me gaz në Shqipëri, si pjesë e projektit të Korridorit Jugor të Gazit.

Pre-FEED (dizajni paraprak i projektit)i këtij tubacioni do të kryhet nga SOCAR Balkans.

Korridori Jugor i Gazit, me vlerë 41.5 miliardë dollarë, konsiderohet si një nga projektet prioritare të energjisë për BE, e cila përpiqet të diversifikojë furnizimin me gaz. Projekti parashikon transportin e gazit nga rajoni i Kaspikut, në vendet evropiane, përmes Gjeorgjisë dhe Turqisë.

Në fazën fillestare, gazi që do të prodhohet si pjesë e Fazës 2 të zhvillimit të fushës Shah Deniz të Azerbajxhanit, që konsiderohet si burimi kryesor për projektet e Korridorit Jugor të Gazit. Burime të tjera do të mund të lidhen me këtë projekt në një fazë të mëvonshme.

Si pjesë e fazës 2 të zhvillimit të Shah Deniz, gazi do të eksportohet në Turqi dhe në tregjet evropiane duke zgjeruar Tubacionin Jugor të Kaukazit dhe ndërtimin e tubacionit Trans-Anatolian të Gazit Natyror dhe Gazsjellësit Trans Adriatik.

Revista Monitor,  20.02.2018