Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Anulohen lejet për dy HEC-et mbi Osum

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka shpallur akt të pavlefshëm Vendimin e “Vlerësimit të ndikimit në mjedis” ose ndryshe lejen mjedisore për ndërtimin e dy hidrocentraleve në Skrapar, e miratuar në datën 26 mars të vitit 2015.

Shpallja e pavlefshmërisë së këtij akti i hap rrugën anulimit përfundimtar të tij dhe mosndërtimit të HEC-eve në Skrapar, sikurse premtoi kryeministri dhe ministri Klosi.

Eshtë zbuluar vendimi i ditës së sotme, 15 Shkurt 2018, ku AKM rendit shkeljet, problematikat, pas vlerësimeve dhe verfikimeve të kryera në terren.

Nga verifikimet u konstatuan këto probleme dhe shkelje:

1- Referuar pikës 5 të nenit 20 të ligjit nt. 10440 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” të ndryshuar, nëse veprimtaria apo projekti që i është nënshtruar procesit të VNM-së nuk fillon zbatimin në terren brenda 2 vjetëve nga data e deklaratës apo vendimi i për VNM-në, atëhere këto dokumenta konsiderohen të pavlefshme dhe procesi i VNM-së fillon nga e para. Vendimi për VNM paraprake është lëshuar në datat 26 Mars 2015 dhe vlefshmëria e tij është deri në datë 26 Mars 2017, nëse subjekti nuk ka filluar zbatimin e punimeve në terren. Po ashtu, afati i vlefshëmrisë së këtij vendimi është specifikuar në Kushtin 8 “Mosfillimi i aktivitetit brenda një periudhe kohore dy vjecare sjell për pasojë pavlefshëmrinë e vendimit për ushtrimin e këtij aktiviteti”.

2- Subjekti nuk ka zbatuar kushtin 7 të “Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor”, atë për “Raportimin e të Ardhurave Mjedisore” , pasi nga subjekti nuk ka ardhur asnjë informacion lidhur me zbatimin e këtij kushti, cfarë është një detyrim që rrjedh nga ligji Nr. 10 431, datë 09.06.2011 “Për Mbrojtjen e Mjedisit”.

3- Është konstatuar se sasia e ujit që jepet për përdorim, e miratuar nga Këshilli i Baseneve Ujore “Leje për përdorim të burimit ujor” nuk përputhet me sasinë e dhënë në Vendimin për VNM Paraprake të Marsit 2015. Kjo do të thotë që ka ndryshime në projekt lidhur me sasinë e ujit që jepet për përdorim dhe për rrjedhojë projekti duhet ti nënshtrohet sërish Procedurës së VNM.

4- Vendimi për VNM Paraprake i Marsit 2015, në pikën 1 të tij arsyeton se zhvillimi i këtij aktiviteti nuk prek apo cënon fondin pyjor. Rezulton se ky arsyetim është i pasaktë pasi me Urdhrin nr. 699, datë 05.10.2015 të Ministrisë së Mjedisit, rezulton se është hequr nga fondi pyjor dhe kullosur një sipërfaqe prej 0.26 ha, urdhër ky i nxjerrë pas miratimit të Vendimit të VNM-së paraprake.

Në vendimin e firmosur nga drejtori i përgjithshëm i AKM Edison Konomi, ngarkohet Drejtoria e Vlerësimit Mjedisor për njoftimin e këtij akti te subjekti që do të ndërtonte HEC-et dhe institucionet e përfshira në proces.

Shqiptarja.com  16.02.2018