Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: Kungulleshkat e liberalizimit të tregut të energjisë

Ministria e Infrastruktures dhe Energjise deklaroi dje qe bizneset e lidhur në tensionin 35 kv do të kenë 2 vjet kohë për të dalë në treg të lirë, duke siguruar vetë energjisë elektrike. Kjo eshte pjese e ndryshimeve te fundit ligjore, të cilat parashikojnë shtyrje të afatit aktual që ishte 28 shkurti 2018.

Sipas MIE, ishte një kërkesë nga bizneset që u takon të dalin në treg gjatë këtij afati, te cilet kane kërkuar shtyrjen e këtij afati me nje periudhë 2-vjeçare. Arsyeja kryesore eshte qe bizneset duhet të mësohen me procedurat e blerjes se energjise si dhe të lidhin një kontratë afatgjatë me një nga furnizuesit e tjerë.

Portali i Energjise vlereson se konsumatoret e energjise te lidhur ne 35 kv kane pasur te gjithe kohen e duhur per te operuar ne nje treg te liberalizuar te energise, duke pasur parasysh se ligji i ri per sektorin e energjise eshte miratuar perpara rreth 3 vitesh. Shtyrja me 2 vite shtese i jep 5 vite kohe ne total ketyre konsumatoreve per te marre masat per te blere energjine ne treg te liberalizuar. 

Ceshtja eshte: A do te jete ky afati i fundit per fillimin e liberalizimit te tregut te energjise, apo ne shkurt te 2020 qeveria do te kerkoje shtyerje tjeter? energjia.al mendon se plotesohen te gjithe kushtet qe ne 2020 te jete finalizuar procesi i liberalizimit, duke mos renduar keshtu dhe konsumatoret tarifore.

Megjithese vlen per t’u pergezuar miratimi i ligjit per sektorin e energjise elektrike ne vitin 2015, i cili i hapi rruge liberalizimit te ketij tregu, perseri mbetet akoma sfide zbatimi ne praktike. Akoma me veshtire paraqitet situata kur te filloje liberalizimi i tregut te energjise per konsumatoret te lidhur ne ne 20kv apo edhe ne 6kv.

Qeveria duhet te vendose nje afat final per liberalizimin e tregut te energjise, duke “mos lozur kungulleshken” dhe jo vijoje me shtyerje te vazhdueshme. Megjithese ky hap kerkon vendimarrje te guximshme, qe kesaj qeverie nuk i ka munguar (shiko reformen e sukseshme ne energji), kjo eshte e vetmja rruge per vendosjen e tregut te energjise ne shina te shendosha.

energjia.al, 15.02.2018