Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çipa: Bizneset 2 vjet kohë për t’u liberalizuar në tregun e energjisë

Bizneset e lidhur në tensionin 35 kv do të kenë 2 vjet kohë për të dalë në treg të lirë, duke siguruar vetë energjisë elektrike. Në një intervistë për TV SCAN këshilltarja e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Entela Çipa shpjegon ndryshimet e fundit ligjore, të cilat parashikojnë shtyrje të afatit aktual që ishte 28 shkurti.

“Duke qenë se kemi edhe një kërkesë nga bizneset që u takon të dalin në treg gjatë këtij afati, kemi kërkuar shtyrjen e këtij afati, pra duke e bërë të mundur këtë periudhë 2-vjeçare. Ata duhet të mësohen me të gjithë këtë procedurë që duhet ta blejnë, të lidhin një kontratë afatgjatë me një nga furnizuesit e tjerë, të lidhin gjithë kontratat e nevojshme, të marrin historikun e konsumit të tyre sepse është e nevojshme për të bërë një kontratë, të di sa konsumon, të dish në baza orare se sa konsumon, të lidhësh një kontratë.”

Çipa shpjegon se dalja në treg të lirë për bizneset e tjerë do të bëhet në formë të përshkallëzuar, sikurse parashikohej në ligjin aktual.

“Sipas nivelit të tensionit dhe investimeve, pasi kemi shtuar dhe investimet sepse dhe një nga kushtet teknike është instalimi i sistemit të matjes, pra përshkallëzimi ekziston në ligjin për sektorin. Në bazë të këtij përshkallëzimi, te neni përkatës është bërë referenca që në bazë të këtij përshkallëzimi të gjithë konsumatorët me marrjen e njoftimit do kenë këtë afatin dy vjeçar.”

Sipas Çipës, do të jetë Enti Rregullator i Energjisë ai që do të vendosë tarifën e shpërndarjes, me të cilën këto biznese do të blejnë energjinë.

“Energjia gjatë kësaj periudhe blihet sipas procedurave që ka ngarkuar, që ka miratuar Enti Rregullator i Energjisë, sipas një rregullore shumë transparente. Pra, operatori i shpërndarjes blen energji në sasinë e kërkuar vetëm për këta konsumatorë , pra është shumë transparente duke i shtuar të gjitha kostot e transmetimit dhe shpërndarjes dhe varion nga muaji në muaj në varësi të çmimit të energjisë që operatori blen në tregun e parregulluar. Pra, kjo është në disa raste, mund të jetë dhe më lirë mund të jetë dhe më shtrenjtë, varet nga konjuktura e çmimit të tregut.”

Scan Tv,  14.02.2018